Rreth nesh

Shqip

Në Waterbury Hospital, ne ju japim kujdes të shkëlqyer mjeksor nga mjekët, infermierët dhe stafi ynë duke rrespektuar traditat nacionale dhe fetare te çdo pacienti. Waterbury Hospital është njohur nga revista prestigjioze US News dhe World Report, si një nga spitalet më të mira rajonale per vitin 2015.

Një spital komuniteti dhe mësimor, Waterbury Hospital ka 357 shtretër. Çdo vit ne kujdesemi për rreth 12,000 paciente, trajtojnë mbi 173,000 persona në klinikat tona ambulatore dhe kemi mbi 53,000 vizita urgjencash. Qendra jonë e shëndetit mendor, është një nga më të mëdhatë në rajon, me 23,000 vizita ambulatore në vit. Ndërkohë, departamenti ynë i Kirurgjisë një-ditore shërben rreth 6,000 banorë të zonës në vit, duke përfshirë të rriturit dhe fëmijët.

Waterbury Hospital është punëdhënësi i dytë më i madh në Waterbury, pas bashkise të Waterburit, me rreth 2,000 punëtorë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

Edukimi shëndetësor i komunitetit është një nga sherbimet më të rëndësishme të spitalit. Për shëmbull ne ofrojmë seminare falas ose me kosto të ulët për anëratet e klubit të të moshuarve Evergreen Club 50, një organizatë me 12,000 anëtare.

Kujdesi ynë merr parasysh dhe rrespekton besim e traditat fetare te pacientëve dhe familjeve të tyre duke përfshire të fesë Myslimane e katolike. Nje ekip i kujdesit shpirtëror viziton çdo pacient për ti oftuar mbështetje e për ta siguruar që të gjitha nevojat, të mëdha apo të vogla, janë duke u përmbushur.