Shërbimet Mjekësore

Sherbimet_Mjekesore

Waterbury Hospital ka nje nga qendrat ortopedike më të ngarkuara në shtet, me më shumë se 2,500 operacione ortopedike në vit. Qendra tërheq nga një zonë e gjerë gjeografike, duke përfshirë Westchester County në Nju Jork, dhe Fairfield County në Konektikat jugore. Waterbury Hospital është emëruar nga US News dhe World Report, si një nga spitalet më të mira në Shtetet e Bashkuara për nderrimin kirurgjik të gjunjëve dhe anesive të sipërme për vitin 2015.

Qendra e Shëndetit Mental është një nga më të mëdha në Konektikat, duke siguruar kujdes pacienti në një mjedis modern dhe tërheqës, dhe kujdes mental ambulator të cilësisë së lartë. Qendra specializohet ne shëndetin mental të moshave të ndryshme duke përfshire adoleshentët, dhe pacientët e moshuar. Ju ofrojmë ndihmë duke përfshire: kundër varësisë nga substancat, këshillim krize, çrregullime të personalitetit, dhe shërbime të tjera.

Ne ofrojmë një linjë të plotë të shërbimeve Kardiologjike me doktorë të klasit botëror, infermierë dhe staf mbështetës të shumë kujdesshëm. Shërbimet përfshijnë: kirurgji kardiake, kardiologji ndërhyrese, diagnostim i sëmundjeve kardiake, rehabilitimin kardiopolmunar si dhe shërbimet e grupit mjekësor të talentuar Cardiology Associates of Greater Waterbury.

Qendra e maternitetit Lindja e Familjes i ofron nënave një seri opsionesh në lindjen e fëmijës duke përfshire lindje natyrale, me operacion ose me mami. Infermierët dhe mjekët tonë expert sigurojne që nënat të kenë një eksperience sa më të mirë

Shërbimet tona përfshijnë:

Shërbime psikiatrike

Sherbime Kardiologjike

Sherbim Onkologjik

Qendra për Inovacione Kirurgjikale

Radiologji dhe Imazheria diagnostike

Urgjenca Mjekësore

Maternitet

Ndërhyrje Kirurgjikale

Shërbimet laboratorike

Sëmundje infektive

Ortopedi

Kirurgji një ditore

Mjekësi e pergjithshme

Pediatri

Humbje peshe